Çmimet

Mbështetja e duhur për biznesin tuaj me tarifa të qarta

Nga kontabiliteti dhe detyrimet tatimore te raportimi dhe planifikimi financiar, Abacus ju ndihmon të zgjidhni mbështetjen që i përshtatet aktivitetit tuaj. Fillimisht kuptojmë biznesin dhe nevojat tuaja, më pas përcaktojmë shërbimet dhe tarifën përpara fillimit të bashkëpunimit.

Paketat

Zgjidhni nivelin e mbështetjes

Të tri paketat përfshijnë kontabilitetin dhe shërbimet tatimore rutinë të dakordësuara. Dallimi qëndron te niveli i raportimit, analizës dhe këshillimit. Saktësia, konfidencialiteti dhe kujdesi profesional janë pjesë e çdo bashkëpunimi me Abacus.

Kontabilitet dhe Tatime

Duke filluar nga15,000 lekë në muaj

Për biznese me aktivitet të thjeshtë, që kërkojnë ndjekje të rregullt të kontabilitetit dhe detyrimeve tatimore.

  • Regjistrimi dhe kontrolli i dokumenteve kontabël.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i deklaratave tatimore që zbatohen për biznesin, përfshirë TVSH-në dhe librat e blerjes e shitjes, kur kërkohen.
  • Përgatitja e listëpagesës, tatimit mbi pagën dhe kontributeve.
  • Deklarimi i tatimit të mbajtur në burim, kur zbatohet.
  • Rakordimi i llogarisë bankare dhe ndjekja kontabël e arkës sipas dokumentacionit.
  • Informimi për detyrimet dhe afatet e pagesës.
  • Mbyllja vjetore, përgatitja e pasqyrave financiare dhe deklarata vjetore tatimore, sipas detyrimeve dhe fushës së dakordësuar.
  • Sqarime për çështjet kontabël dhe tatimore të aktivitetit të përditshëm.

Tarifa fillestare: një vendndodhje, deri në 2 punonjës, 1 llogari bankare, deri në 30 fatura blerjeje dhe shitjeje gjithsej në muaj dhe deri në 30 lëvizje bankare në muaj. Aktivitet i thjeshtë, pa inventar kompleks ose transaksione ndërkombëtare që kërkojnë trajtim të posaçëm.

Kërkoni ofertë

Kontabilitet dhe Raportim

Duke filluar nga40,000 lekë në muaj

Për pronarë që duan të kuptojnë më mirë rezultatet dhe të kenë një pamje të rregullt të financave të biznesit.

Përfshin shërbimet e paketës Kontabilitet dhe Tatime, si dhe:

  • Raport mujor të të ardhurave, shpenzimeve dhe rezultatit.
  • Pasqyrë të detyrimeve ndaj furnitorëve dhe të shumave për t’u arkëtuar nga klientët.
  • Krahasim të rezultateve ndërmjet periudhave.
  • Pasqyrë të gjendjes bankare dhe të arkës sipas regjistrimeve dhe dokumentacionit.
  • Shqyrtim periodik të ndikimit të detyrimeve tatimore në financat e biznesit.
  • Një takim online në muaj, deri në 45 minuta, për rezultatet dhe pyetjet tuaja.

Tarifa fillestare: një vendndodhje, deri në 5 punonjës, deri në 2 llogari bankare, deri në 80 fatura blerjeje dhe shitjeje gjithsej në muaj dhe deri në 80 lëvizje bankare gjithsej në muaj. Kompleksiteti i inventarit dhe transaksionet e veçanta vlerësohen përpara ofertës.

Diskutoni nevojat tuaja

Partner Financiar

Duke filluar nga60,000 lekë në muaj

Për biznese që kërkojnë një partner pranë tyre në planifikimin e financave dhe vlerësimin e vendimeve të ardhshme.

Përfshin shërbimet e paketës Kontabilitet dhe Raportim, si dhe:

  • Përgatitjen e buxhetit sipas objektivave të dakordësuara.
  • Parashikim të fluksit monetar dhe përditësim periodik sipas ofertës.
  • Krahasim të rezultateve me buxhetin.
  • Analizë të kostove dhe marzheve sipas të dhënave të disponueshme.
  • Planifikim tatimor për vendimet e ardhshme, brenda fushës së dakordësuar.
  • Mbështetje për vlerësimin financiar të shpenzimeve, investimeve ose planeve të zhvillimit.
  • Deri në dy takime online në muaj, nga 45 minuta.

Tarifa fillestare: mbështetet te një biznes me kontabilitet të organizuar. Volumi i dokumenteve, numri i punonjësve, raportet, analizat dhe periodiciteti i tyre përcaktohen në ofertë. Disa vendndodhje, grupe shoqërish dhe projekte komplekse vlerësohen individualisht.

Flisni me Abacus

Krahasimi

Krahasoni paketat

Krahasoni paketat
ShërbimiKontabilitet dhe TatimeKontabilitet dhe RaportimPartner Financiar
Tarifa fillestare mujore15,000 lekë40,000 lekë60,000 lekë
Kontabilitet dhe deklarime rutinëPërfshihenPërfshihenPërfshihen
Pagat dhe kontributetDeri në 2 punonjësDeri në 5 punonjësSipas ofertës
Mbyllja dhe raportimi vjetorSipas fushës së dakordësuarSipas fushës së dakordësuarSipas fushës së dakordësuar
Raport financiar mujor për drejtiminNuk përfshihetPërfshihetPërfshihet
Takime për raportimin dhe analizënKomunikim rutinë1 × 45 minuta në muajDeri në 2 × 45 minuta në muaj
Buxhetim dhe parashikim monetarSipas ofertës shtesëSipas ofertës shtesëPërfshihen sipas planit
Analizë marzhesh dhe planifikim tatimorSipas ofertës shtesëSipas ofertës shtesëPërfshihen sipas planit

Tarifa

Si përcaktohet tarifa juaj

Çdo biznes kërkon një volum dhe mënyrë të ndryshme pune. Përpara ofertës diskutojmë:

  • Llojin e aktivitetit dhe mënyrën si funksionon biznesi.
  • Numrin e faturave dhe lëvizjeve bankare.
  • Numrin e punonjësve dhe ndryshimet në personel.
  • Vendndodhjet, llogaritë bankare dhe monedhat.
  • Inventarin, importet, eksportet dhe transaksionet ndërkombëtare.
  • Gjendjen e dokumentacionit dhe nevojën për sistemime.
  • Raportet, analizat dhe nivelin e këshillimit që kërkoni.

Faturat e blerjes dhe shitjes numërohen veçmas nga lëvizjet bankare. Një pagesë bankare mund të lidhet me një faturë, por kërkon edhe rakordimin përkatës. Për aktivitetet me shumë shitje ditore, vlerësojmë edhe mënyrën e importimit dhe përpunimit të të dhënave.

Përtej paketës

Shërbime me ofertë të veçantë

Mund të kërkoni mbështetje edhe për punë të caktuara jashtë paketës mujore:

  • Sistemim ose rishikim të periudhave të mëparshme.
  • Regjistrim, ndryshime ose çregjistrim të biznesit.
  • Mbështetje gjatë kontrollit tatimor dhe përfaqësim të posaçëm.
  • Ankimime dhe çështje komplekse tatimore ose ndërkombëtare.
  • Aplikime, analiza dhe projekte jashtë shërbimeve të dakordësuara.

Tarifa dhe fushëveprimi i këtyre shërbimeve përcaktohen përpara fillimit të punës. Licencat e programeve, fiskalizimi dhe tarifat institucionale tarifohen veçmas, përveç rasteve kur oferta parashikon ndryshe.

Para se të filloni

Çfarë duhet të dini për ofertën

  • Çmimet e paraqitura janë tarifa fillestare. Oferta me shkrim përcakton shërbimet, kufijtë e volumit, tarifën mujore dhe trajtimin e TVSH-së.
  • Tatimet, kontributet dhe detyrimet e tjera të biznesit paguhen nga klienti dhe nuk përfshihen në tarifën e Abacus.
  • Puna vjetore e përfshirë mbulon periudhat e administruara nga Abacus sipas kontratës. Periudhat e mëparshme dhe korrigjimet e tyre vlerësohen veçmas.
  • Deklarimet dhe raportet përgatiten mbi dokumentacionin e plotë të dorëzuar sipas afateve të dakordësuara.
  • Nëse volumi ose nevojat ndryshojnë, diskutojmë përditësimin e shërbimeve dhe tarifës përpara se ndryshimi të zbatohet.

FAQ

Pyetje të shpeshta

Kërkoni ofertë

Le të flasim për biznesin tuaj

Na tregoni si funksionon aktiviteti juaj dhe çfarë mbështetjeje kërkoni. Do të diskutojmë nevojat dhe do t’ju përgatisim një ofertë me shërbime dhe tarifa të përcaktuara qartë.

Preferoni të na shkruani direkt?