Shërbime profesionale kontabiliteti për vendimemë të mira biznesi.

Ju e njihni biznesin tuaj. Ne ju ndihmojmë të kuptoni më mirë financat e tij. Në Abacus, punojmë pranë jush për kontabilitetin, tatimet dhe raportimin, që ju të keni qartësinë dhe mbështetjen e duhur për të ecur përpara.

DOKUMENTET TUAJAABACUSREZULTATET TUAJAFaturaShpenzimePagaTransaksioneParashikim cash flowSotAfati i radhësNë kalendar, i planifikuarRaport financiarGati për vendim
  1. Organizim
  2. Kontroll
  3. Analizë
  4. Vendim

Mbledhim faturat, shpenzimet, pagat dhe transaksionet tuaja në një vend.

Çdo dokument rishikohet dhe verifikohet për saktësi dhe përputhshmëri.

Abacus i kthen shifrat e verifikuara në një pamje të qartë të biznesit tuaj.

Merrni parashikim cash flow, afate të planifikuara dhe raporte për të vendosur.

Kontabilitet, tatime dhe
këshillim për biznesin tuaj.

Punojmë pranë sipërmarrësve dhe organizatave në Shqipëri, duke ofruar kontabilitet, mbështetje tatimore dhe këshillim praktik të përshtatur me mënyrën si funksionojnë.

Besueshmëri e Lartë
Zgjidhje Strategjike
Ekspertizë e Provuar

Shërbime Financiare & Tatimore

Ju ndihmojmë të kuptoni dhe përmbushni detyrimet tatimore dhe të planifikoni ndikimin tatimor të vendimeve tuaja.

  • Deklarime tatimore
  • Planifikim dhe këshillim tatimor
  • Rishikim i përmbushjes së detyrimeve tatimore

Shërbime Kontabiliteti

Regjistrime të organizuara dhe të përditësuara, pasqyra financiare dhe raportim që ju ndihmon të kuptoni biznesin.

  • Mbyllja vjetore dhe pasqyrat financiare
  • Pagat dhe kontributet
  • Raportim për menaxhimin dhe ndjekje kostosh

Shërbime Konsulence

Plane biznesi, aplikime për financim, procedura financiare dhe rishikim kontrollesh për vendime të informuara.

  • Plane biznesi dhe aplikime për financim
  • Buxhetim dhe parashikim i fluksit monetar
  • Procedura dhe manuale financiare

Besimi është kapitali ynë kryesor.

Themeluar mbi integritet dhe precizion, Abacus ofron shërbime financiare të udhëhequra nga ekspertë për bizneset që kërkojnë qartësi, pajtueshmëri dhe një partner të besueshëm.

Ekspertizë Fiskale

Zgjidhje të Personalizuara

Besnikëri ndaj Klientit

Pse Abacus Financial?

  • Gjithmonë të përditësuar me ndryshimet ligjore dhe tatimore.
  • Teknologji moderne për raportim të shpejtë dhe të saktë.
  • Planifikim proaktiv, jo vetëm deklarime në fund të vitit.
Edlira Kurti

Edlira Kurti

Bashkëthemeluese & Drejtore Ekzekutive

Kontabiliteti nuk është vetëm rreshtim numrash. Është gjuha e biznesit, dhe ne sigurohemi që i juaji të flasë gjuhën e suksesit.
Kontaktoni Edlirën

Rrjeti Profesional

Anëtarësimet dhe Afillimet Tona

Abacus është i lidhur me organizma profesionale kryesore, duke siguruar llogaridhënie, standarde etike dhe ekspertizë të përditësuar.

Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë

Anëtar i shoqatës profesionale të kontabilistëve dhe specialistëve të financës në Shqipëri.

Aleanca e Profesionistëve të Lirë

Pjesë e aleancës që përfaqëson profesionistët e lirë në Shqipëri.

Dhoma Ekonomike e Gruas

Anëtar i dhomës që mbështet gratë në biznes dhe ekonomi.

Na Kontaktoni

Jemi këtu kur ju duhemi.

Keni pyetje për tatimet, kontabilitetin apo biznesin tuaj? Na shkruani në info@abacus.al.

  • Na shkruani

    Na dërgoni pyetjet ose dokumentet tuaja.

    info@abacus.al
  • Na telefononi

    Flisni me ne gjatë orarit të punës.

    +355 69 573 1870
  • Na vizitoni

    Takoni ekipin tonë në Tiranë.

    Rruga Islam Alla, Ndërtesa Nr. 29, Hyrja Nr. 13, Zyra Nr. 2, Tiranë, Shqipëri